Trotinetët elektrik të promovuar nga qyteti i Shkupit – të thyer, të dëmtuar e të hedhur në mbeturina nga qytetarët

Në rrjetet sociale është shpërndarë një fotogafi ku është hudh trotinet elektrik publik në kontinjerë. Është pikërisht trotinet elektrik i cili para disa ditëve u promovua nga Qyteti i Shkupit, gjegjësisht projekt i cili parasheh vendosjen e 500 trotinetëve në disa lokacione.

Qëllimi i projektit është për tu ndihmuar qytetarëve për të arritur në ndonjë destinacion. Por sipas rregullores në rast se trotinetet dëmtohen, shfrytëzuesi do të mbajë përgjegjësi dhe do të identifikohet sepse kur shkarkohet programin vijojnë edhe rregullat që duhet të respektojnë. Ndryshe një minutë vozitje me këto lloje të trotinetëve kushton 9 denarë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share