LSDM: Rikthehet tarifa e lirë e energjisë elektrike

Rikthehet tarifa e lirë e energjisë elektrike, tashmë 11 orë në ditë janë në dispozicion të qytetarëve – thuhet në njoftimin e LSDM-së në pushtet, përcjell KlanM. Nga kjo parti thonë se tarifa e lirë për amvisëritë, rikthehet nga dita e sotme.

“Tani familjet do të kenë në dispozicion gjithsej 11 orë energji elektrike të lirë gjatë një dite e nate nga e hëna në të shtunë dhe 24 orë në ditë të dielën. Mesatarisht, kjo nënkupton kursim prej mbi 1000 denarë në muaj. Me politikat energjetike të ndërmarra nga Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja, janë krijuar kushte që amvisëritë të shfrytëzojnë orët shtesë në të cilat kompensimi për energjinë e konsumuar do të llogaritet me tarifë të lirë. Rritja e prodhimit të energjisë elektrike dhe cikli i investimeve në burimet e rinovueshme të energjisë rritën prodhimin e energjisë elektrike, gjë që ndikoi drejtpërdrejt në uljen e çmimit të energjisë elektrike gjatë ditës. Në kuadër të masave kundër krizës, vazhdon subvencionimi i faturave të energjisë elektrike për mbi 600 mijë familje në vend”, thonë nga LSDM./KlanMacedonia​

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share