LSDM: PTHP të hetojë aferën e kryebashkiakëve të VMRO-DPMNE-së!

FURNIZIME TË DYSHIMTA PUBLIKE PËR MAQINA TË SHËNIMIT TË SINJALIZIMIT HORIZONTAL

Prokuroria kompetente Publike patjetër të veprojë dhe t`i hetojë furnizimet e dyshimta publike me çmime astronomike në komunat që udhëhiqen nga VMRO-DPMNE-ja. Thirrja vjen nga LSDM-ja, nga ku thonë se posedojnë dokumente ku Kryetarë të Komunave nga VMRO-DPMNE kanë blerë maqina disa herë më të shtrenjta se çmimet reale.

“Këto dokumente që janë publike tregojnë se Komuna e Manastirit për thuajse 50.000 euro ka blerë maqinë për shënimin e sinjalizimit horizontal. Komuna e Velesit ka blerë një të tillë me çmim rreth 40.000 euro. Këto çmime janë shumë më të larta se cmimet reale të tregut. Këto mund të gjenden për 3 deri 5 herë më lirë. Këto informacione janë bazë për dyshime për keqpërdorimin e parave të qytetarëve. Presim që Prokuroria Publike të hap hetime për këtë aferë”, tha Darko Kaevski.

Ndaj akuzave kanë reaguar nga VMRO-DPMNE-ja. Sipas tyre, maqina të tilla janë blerë edhe nga Komuna e Strumicës dhe Komuna Qendër, që udhëhiqen nga LSDM-ja.

Sipas VMRO-DPMNE-së, realiteti është se maqinat janë blerë nga prodhuesi i mirënjohur amerikan GRACO dhe të njëjtat I posedojnë shumë subjekte private./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share