Eurointegrimet? – Ylber Sela: Kemi nevojë për politikanë guximtarë

Politikanët shqiptarë, pa dallim, kanë qenë gjithnjë pro vlerave evropiane. Kështu ka konstatuar në emisionin 99 Minuta, profesori universitar Ylber Sela. Ai përmedni elementet destabilizuese në vend, të cilat sipas tij, janë të lidhura me strukturat e lindjes. Sipas Selës, duhet guxim për ta çuar vendin përpara drejt integrimit në BE ashtu siç ndodhi para disa viteve me anëtarësimin në NATO.

“Normalisht, ne na nevojiten politikanë të guximshëm dhe Ballkani ka pasur politikanë të guximshëm. Ne ndërruam emrin e shtetit dhe natyrisht se duhej vullnet, energji, guxim, sidomos nga pala maqedonase”, tha mes tjerash Ylber Sela në 99 Minuta me Fjolla Telain./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share