LSDM prezanton listat / Kovaçevski: Shtylla kryesore pagat europiane dhe standardi jetësor

LSDM mbrëmë edhe zyrtarisht ka prezantuar bartësit e listave dhe programin për zgjedhjet parlamentare të 8 majit.

Pas mbledhjes së kryesisë së Partisë, kryetari Dimitar Kovaçevski publikoi emrit dhe tha se ata do të konfirmohen më 28 maj.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

LSDM ka vendosur që

“Në njësinë Zgjedhore numër 1, bartës liste të jetë Dimitar Kovaçevski, i shoqëruar nga kryetarja e Partisë Liberale Demokrate, Monika Zajkova.

Njësinë Zgjedhore numër 2 do ta udhëheqë ish ministri i Punëve të Brendshme, OliverSpasovski, i shoqëruar nga Fatmir Bytyqi.

Në Njësinë 3, bartës liste do të jetë Sanja Llukarevska e cila do të shoqërohet nga Lupço Nikollovski.

Në Njësinë 4, bartës liste do të jetë VenkoFilipçe, ndërsa e dyta Jovanka Trençevska.

Në Njësinë 5, bartës liste do të jetë kryetari aktual i Kuvendit, Jovan Mitrevski, ndërsa në vend të dytë do të jetë Bisera Kostadinovska–Stojçeska.

Në Njësinë 6, bartës liste do të jetë Sllavjanka Petrovska, e cila do të shoqërohet nga Agron Demiri”.

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski ka prezantuar edhe shtyllat kryesore të programit zgjedhor të LSDM-së.

“E para, paga evropiane dhe standard jetësor. Në katër vitet e ardhshme paga mestare do të arrijë 1.100 euro, kurse ajo minimale 600 euro. E dyta, jetë dinjitoze për pensionistët. Në vitin 2028 pensioni minimal do të jetë 20.000 denarë, kurse mesatarja 30.000 denarë. Tre, mbështetje për të rinjtë. Qeveria e re e LSDM-së do të sigurojë nga 200 euro në muaj, në 12 muajt e para, për cdo punësim të parë për personat deri në 26 vjec. Katër, ekonomi e fuqishme vendore. Pesë, infrastrukturë moderne evropiane. Gjashtë, bujqësi evropiane. Shtatë, arsim evropian. Garantojmë siguri për nxënësit. Tetë, energji të pastër dhe rrymë më të lirë. Nëntë, më shumë fonde evropiane për ekonominë e Maqedonisë. Dhjetë, bashkë në Evropë. Përfundimin e negociatave me BE-në deri në 2028 dhe anëtarësim deri në 2030”, tha Kovaçevski.

Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 8 maj së bashku me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Fushata për zgjedhjet parlamentare do të fillojë më 18 prill dhe do të zgjasë deri më 6 maj.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share