LSDM: Përfitime të reja nga Ballkani i Hapur, qytetarët do të mund të punojnë paleje pune

Shumica parlamentare dje ratifikoi ligjet nga Iniciativa e Ballkanit të Hapur, të rëndësishme për qytetarët dhe ekonominë e Maqedonisë në tërësi, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së.

“Tash e tutje, qytetarët e Maqedonisë, Serbisë dhe Shqipërisë kanë mundësinë të punojnë në cilindo nga tre shtetet pa marrë leje pune, pa asnjë pengesë, pa aplikuar dhe pa pritur, pa shpenzime administrative.

Kjo do të nënkuptojë avancimin e tregut të përbashkët dhe rritjen e mobilitetit të fuqisë punëtore në rajon.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Për këto ligje si dhe për shumë ligje të tjera të rëndësishme për shtetin dhe qytetarët, përkrahësit e VMRO-DPMNE-së nuk votuan”, thonë nga LSDM.

Nga atje shtojnë se në vend të vendeve të punës, në vend të sallës, delegacionet e VMRO-DPMNE-së ishin jashtë saj, duke e injoruar plotësisht nevojën e qytetarëve për miratimin e këtyre ligjeve të rëndësishme.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share