LSDM: Paratë dhe tenderi me vlerë 136 milionë euro shkak për zënkën në mes Mickoskit dhe Arsovskës

Partia në pushtet Lidhja Social Demokrate ka reaguar pas zënkave në mes kreut të VMRO-DPME-së Hristijan Mickoski dhe kryetares së Qytetit të Shkupit Danella Arsovska.

Nga atje thonë se  pas akuzave të ndërsjella për tenderë, para, ndikim, përtaci dhe krim, sherri mes Hristijan Mickoskit dhe Danela Arsovskës kulmoi.

Sipas LSDM-së një tender prej 136 milionë eurosh është shkaku i sherrit mes stafit të Mickoskit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Nga LSDM pyesin  Mickoskin  se cili është roli i tij në tenderin prej 136 milionë eurosh për termocentralin? Pas një viti nga zgjedhjet lokale, fytyra e vërtetë e Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së është shfaqur edhe në Shkup, por edhe në komunat e kryeqytetit.

Në vend që të punojnë për qytetarët, për shkupjanët, për zhvillimin e qytetit, ata u grindën për tenderë dhe komisione.

Të gjitha institucionet kompetente të hetojnë dyshimet për krim dhe të pasojnë llogaridhënie, dhe kryetarët e VMRO-DPMNE-së të merren me punë në interes të qytetarëve, të cilët prej tyre presin zgjidhje dhe zhvillim, e jo zënka dhe zënka thuhet në komunikatën me shkrim të LSDM-së./KlanMacedonia/

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share