LSDM: Në kriza mrbojmë qytetarët – VMRO-DPMNE-ja bllokon

KUZESKA: ME KËRKESAT PËR ZGJEDHJE DHE REFERENDUM PENGOJNË INSTITUCIONET

Qeveria ka një plan të qartë për tejkalimin e krizave deri në Prill të vitit 2023 – thonë nga LSDM-ja duke shtuar se derisa me të gjitha forcat është e angazhuar për zbutur situatën ekonomike dhe krizën energjetike, VMRO-DPMNE-ja vazhdon me bllokimin e vendit.

“Në vend të konstruktivitetit, VMRO-DPMNE-ja dhe Mickoski me kërkesat për zgjedhje, për referendum përpiqen ta pengojnë funksionimin normal të institucioneve, në dëm të ekonomisë vendore, në dëm të qytetarëve. Kjo sjellje e tyre destructive sërish do të pësojë disfatë” – deklaroi Bogdanka Kuzeska.

Socialdemokratët thonë se në prag të dimrit më të vështirë pas Luftës së Dytë Botërore, Qeveria po ndërmerr hapa konkret për të rritur prodhimin e rrymës, për të siguruar sasi të mjaftueshme të energjisë elektrike por edhe për të mbështetur qytetarët dhe biznesin që më lehtë të përballojnë pasojat e krizave. /KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share