Poliklinika “Bitpazar”: Drejtori – S`kemi planifikuar parkingun! (VIDEO)

“NUK JEMI NË DIJENI SE KUSH DHE ÇFARË DËSHIRON TË NDËRTOJË”

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup mbrëmë në Gjykatën Themelore Penale Shkup ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit për dy persona ndaj të cilëve është ngritur procedura për veprën penale uzurpim i patundshmërive, njofton KlanM.

Drejtori organizativ i Poliklinikës “Bit Pazar”, duke u prononcuar për këtë rast, për Klan Maqedoni tha se në nivel drejtorie nuk ta planifikuar të ndërtohet parkingu.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Në lidhje me këtë rast, ne si drejtori as nuk kemi planifikuar parking dhe nuk kemi dijeni për rastin në fjalë se kush dhe çfarë dëshiron të ndërtojë. Shpresoj që organet e rendit do të bëjnë punën e tyre” – tha Vullnet Selimi, drejtor organizativ i Poliklinikës ”Bit Pazar”.

Prokuroria Publike, sic percjell KlanM,  thotë se të dyshuarit e moshës 45 dhe 42 vjeçare, në mënyrë të dhunshme, kanë shembur me eskavator një pjesë të rrethojës së poliklinikës “Bit Pazar” dhe kanë filluar të rrafshojnë dhe tamponojnë tokën afër objektit shëndetësor që nuk ka qenë në pronësi të tyre, me qëllim që ta kthejnë në parking, edhe pse për këtë nuk kanë pasur lejen e duhur nga komuna.

“Prokurori publik kompetent propozoi masën e paraburgimit, duke vlerësuar se në rastin konkret ekziston rreziku që të dyshuarit ta përsërisin veprën, sepse veprimet penalo-juridike i kanë ndërmarrë përmes vullnetit të tyre dhe dëshirës, duke dëmtuar pronën e një objekti i cili është në përdorim të përgjithshëm” – thonë nga Prokuroria Publike.

Nga Prokuroria, sic njofton KlanM, po ashtu thuhet se synimi i të dyshuarve ka qenë që gjatë fundjavës ta përfundojnë, sic thonë, ndërmarrjen kriminale dhe më pas të vendosin rampë me të cilën do të uzurponin hapësirën në të ardhmen dhe do të përfitonin nga tarifimi i parkimit pa leje.

Për të dyshuarin e parë, i cili ka uzurpuar tokën, i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 8 ditësh, ndërsa për të dyshuarin e dytë, operatorin e ekskavatorit është caktuar masa e mbikëqyrjes. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Avni Tahiri

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share