LSDM: Mickoski pranoi ndryshimet kushtetuese, ta caktojë ekipin negociator!

VMRO-DPMNE nuk bindi partitë simotra ta votojnë Rezolutën

Vendimi i Bundestagut gjerman për mbështetje të anëtarësimit të RMV-së në BE dhe njohja e gjuhës, identitetit, kulturës dhe veçantisë maqedonase, sipas LSDM-së, konfirmoi disa dallime, njofton KlanM.

Politikat shtetërore të LSDM-së dhe Kovaçevskit japin rezultate, kurse nga ana tjetër fundosen gënjeshtrat e VMRO-DPMNE-së dhe “Levicës” për pretendimet për bullgarizimin, asimilimin dhe humbjen e identitetit – thonë socialdemokratët.

“Mickoski publikisht flet se ka mundësi të ndryshohet korniza negociuese, se mund të ketë marrëveshje më të mirë. Mickoski nuk mund t`i bind partitë simotra ta mbështesin Rezolutën e Bundestagut gjerman”, tha Darko Kaevski nga LSDM.

Por, socialdemokratët, sic njofton KlanM, thonë se Mickoski ende ka kohë që të bëjë dicka të mirë dhe të dobishme për vendin dhe qytetarët.

“Pasi pranoi ndryshimet kushtetuese, Mickoski duhet ta caktojë ekipin që të vazhdojnë negociatat dhe bashkë ta miratojmë vendimin për rrugën evropiane të vendit. Mickoski duhet të zgjedh nëse do të bëjë një hap si burrështetas. Mickoski e ka fjalën”, tha Kaevski.

Rikujtojmë se Bundestagu gjerman, me votat e deputetëve të tri partive në pushtet, Socialdemokratëve, Liberalëve dhe të Gjelbërve, para dy ditëve, votoi Rezolutën në mbështetje të identitetit, gjuhës dhe kulturës maqedonase. Rezoluta, sic njofton KlanM, nuk u votua nga deputetët e koalicionit CDU/CSU, parti këto simotra me VMRO-DPMNE-në. /KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share