LSDM: Mickoski pranoi ndryshimet kushtetuese dhe tani dialogu duhet të vazhdojë

Mickoski publikisht, në një konferencë për media, para gjithë opinionit maqedonas pranoi amendamentet kushtetuese, thonë nga LSDM, përcjell KlanM.

Sipas kësaj partie pranimi i ndryshimeve kushtetuese dhe ndryshimi i qëndrimit të DPMNE-së janë një bazë e mirë. Nga LSDM, siç përcjell KlanM, thonë se të gjitha kërkesat e partisë më të madhe opozitare janë pranuar.

“Tani dialogu duhet të vazhdojë, tani mund të diskutojmë se si të bëjmë bashkërisht ndryshimet kushtetuese, të nevojshme për të vazhduar rrugën evropiane. Duhet një bashkim i gjerë për integrimin e shtetit. Anëtarësimi në BE është synim strategjik i shtetit, prioritet kryesor i gjeneratave të qytetarëve të Maqedonisë dhe prej andej është obligim i të gjitha subjekteve politike që ta realizojnë atë synim kombëtar dhe strategjik. Ky vendim nuk është për hir të vlerësimit aktual politik, nuk është për hir të një partie apo grupi individësh, por është një vendim për të gjithë qytetarët që meritojnë të jetojnë në një shtet anëtar të BE-së”, thuhet në reagimin e LSDM-së./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share