VMRO-DPMNE: ME LAJME TË RREME PËRPIQEN TA DEFOKUSOJNË OPINIONIN
Janë minuar pozicionet shtetërore të RMV-së nga ana e Mickoskit – akuzojnë nga LSDM-ja.
Sic thonë socialdemokratët, në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane, ku ka marrë pjesë edhe lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, është miratuar një rezolutë që në një pjesë mbështet qëndrimin bullgar për veton ndaj aspiratave të vendit për anëtarësim në BE.
“Edhe pse bën thirrje për nisjen e negociatave në Rezolutë thuhet se nuk I kemi filluar negociatat me BE-në sepse nuk janë arritur rezultate të prekshme lidhur me zbatimin e marrëveshjeve dypalëshe me Bullgarinë. Mickoski që ka marrë pjesë në Kongres ku është miratuar ky document aspak nuk ka reaguar për këtë pjesë nga Rezoluta me qëndrime të Bullgarisë. Nëse nuk ka reaguar, shtrohet pyetja, nëse Mickoski ka votuar për Rezolutën e Partisë Popullore Evropiane me qëndrime bullgare? – tha Darko Kaevski, LSDM.
LSDM-ja po përpiqet që me lajme të rrejshme për Kongresin e Partisë Popullore Evropiane ta defokusojë opinionin nga papërgjegjësitë e tyre – reagojnë nga VMRO-DPMNE-ja.
Sipas VMRO-DPMNE-së, për atë se si kjo parti përfaqëson interesat kombëtare dhe shtetërore të Maqedonisë, I bëjnë thirrje LSDM-së ta ndjekin fjalimin e Kryetarit Mickoski në këtë Kongres, ku sic thuhet, qartazi dhe pa asnjë hamendje ishte potencuar se vendi ynë dhe qytetarët meritojnë nisjen e negociatave me BE-në, pa kushtëzime dhe mohime të gjuhës dhe identitetit maqedonas. /KlanMacedonia/