Grubi: Kryeministri shqiptar shkarkoi dy ministra të VMRO DPMNE-së

Është deklaruar zëvendëskryeministri Artan grubi pas shkarkimit të dy ministrave të ASH-së, Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu. Grubi i quajti “ministra të VMRO-së” tanimë ish ministrat e Shëndetësisë dhe Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

“Kryeministri i parë shqiptar i Qeverisë shkarkoi dy ministra të VMRO DPMNE-së e cila i mbrojti me mish e me shpirt sot në Kuvend. Natën e mirë, gjumë të ëmbël, flini të qetë gjersa për të gjithë ne kujdeset Ali Ahmeti”, ka shkruar Grubi./tvklan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share