Finalizohet me sukses Dialogu i katërt Zhan Mone në Francë

Nga Kuvendi  Maqedonisë njoftojnë se është finalizuar me sukses Dialogu i katërt Zhan Mone në Bazosh sur Gijon të Francës, përcjell KlanM. Pjesë e dialogut ishin përfaqësues të partive parlamentare në Maqedoni, pozitë dhe opozitë, të drejtuar nga kryeparlamentari Talat Xhaferi.

“Ky proces i Dialogut, i vendosur në vitin 2018, fillimisht lehtësohej nga tani i ndjeri euro deputet Edvard Kukan (PPE), Knut Flekenshtajn (S&D) dhe Ivo Vajgll (ALDE), bashkë me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi gjatë mandatit të 8-të parlamentar. Në mandatin parlamentar rrjedhës, procesi vazhdoi dhe lehtësohej nga Kryetari Xhaferi bashkë me euro deputetët Marion Valsman (PPE), Andres Shider (S&D) dhe Ilhan Kjuçuk (Obnova). Dialogu i 4. Zhan Mone u mbajt pas miratimit të Rregullores nga ana e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut e në vigjilje të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale dhe parlamentare në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Kryetari Xhaferi, siç thuhet në njoftim, bashkë me udhëheqësinë e Kuvendit respektivisht koordinatorët e grupeve parlamentare dhe përfaqësuesit e partive parlamentare, u inkuadruan në Dialogun në Bazosh në mënyrë konstruktive dhe tërësisht në frymën e Zhan Monesë që bazohet në ndërtimin e besimit dhe arritjen e kompromisit.

Pas diskutimeve aktive dyditore, siç përcjell KlanM, bashkë-lehtësuesit e Dialogut Zhan Mone, Kryetari TalatXhaferi dhe deputetët e Parlamentit Evropian e dhanë deklaratën në vijim:

“Dëshirojmë të  falënderojmë të gjitha grupet parlamentare dhe përfaqësuesit e partive parlamentare të inkuadruara në procesin e Dialogut ZhanMone, për punën e tyre të palodhshme dhe të përkushtuar në Rregulloren, që u miratua me një konsensus të gjerë ndërpartiak më 20 nëntor 2023.

Sot, gjendemi në Shtëpinë e ZhanMonsë, themeluesit të Bashkimit Evropian i cili me vendosmëri punoi në vizionin e tij për një Evropë të bAshkuar, në paqe dhe të prosperuar, me afrimin e njerëzv e dhe vendeve. Kjo shtëpi është simbol për arritjen e konsensusit përmes dialogut dhe pikërisht ajo zhvillohej gjatë gjithë procesit në dy ditët e kaluara.

Çdo demokraci evropiane  ka nevojë për një parlament që funksionon mirë me vizion të qartë dhe vendosmëri të fuqishme për të dhënë rezultate për qytetarët e vet. Parlamenti i fuqishëm nuk është çështje e madhësisë së shumicës parlamentare, por është shtyllë demokratike e shoqërisë me nj kulturë të dialogut në nivel të lartë, me rregulla të qarta të respektuara nga të gjithë dhe një forum ku merren vendime pas debatit dhe këmbimit të debatit të  ideve më të mira.

Përmes Dialogut ZhanMone, Kuvendi, jo vetëm që ishte vënë në qendrën e ndërtimit të konsensusit në drejtim të legjislacionit për mbështetjen e proceseve reformuese në rrugën e vendit drejt aderimit në Bashkimin Evropian, por ishte vënë në pozitën udhëheqëse, duke i shfrytëzuar të gjitha kompetencat demokratike, mbikëqyrëse dhe legjitimitetin ligjvënës. “

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share