LSDM: Lufta maqedonase nuk është për izolim por për integrim dhe standard më të mirë jetese

Lufta madeonase është luftë për krijimin e një shteti evropian dhe avancuar, për integrim dhe standard më të mirë të jetës për të gjithë qytetarët, një të ardhme progresive për të rinjtë, theksojnë nga LSDM.

Sipas kësaj partie, lufta maqedonase nuk është për izolim, regres dhe shtangim, që është ofertë e patriotëve të rremë nga VMRO dhe e Majta.

“Patriotizmi i rrejshëm dhe bllokimi i rrugës evropiane çon në një eksod dhe emigrim të ri të të rinjve, në rrezikim të identitetit maqedonas. Prandaj, agjenda anti-evropiane është anti-maqedonase.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

LSDM së bashku me qytetarët do të sigurojnë të ardhmen evropiane të Maqedonisë”, saktësojnë nga LSDM.

Sipas LSDM-së, të gjithë qytetarët e Maqedonisë duhet të jenë qytetarë evropianë, me paga më të larta, me standard më të lartë jetësor, me cilësi evropiane të jetës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share