LSDM: Korridori 8 dhe 10D – Hapen 8.000 vende të reja pune

LSDM DHE VMRO-DPMNE VAZHDOJNË AKTIVITETET NË TERREN

Me miratimin e ndryshimeve ligjore, hapet rruga për ndërtimin më të shpejtë të Korridorit 8 dhe 10D – ka theksuar Zv/Kryetarja e LSDM-së, Sanja Lukarevska, në fushatën e socialdemokratëve “Rezultatet që bëjnë dallimin” që është mbajtur në Manastir, njofton KlanM.

 Ajo ka bërë të ditur se në ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D do të kyçen edhe kompani nga vendi që do të rezultojë me 8.000 vende të reja pune.

“Realizimi i këtij projekti strategjik, ku parashihet të kyçen edhe kompani nga vendi, do të thotë 8.000 vende të reja pune, investime të reja prej 1.3 miliardë euro dhe rritje nominale të Bruto Prodhimit Vendor për 2% në nivel vjetor gjatë pesë viteve të ardhshme”, tha Sanja Lukarevska.

Në terren, në kuadër të fushatës ”Kjo është Maqedonia për të gjithë”, sic njofton KlanM, është edhe VMRO-DPMNE-ja. Nga kjo parti thonë se qytetarët interesohen për temat që kanë të bëjnë me ndryshimet kushtetuese.

“Qytetarëve u përgjigjemi se deputetët e VMRO-DPMNE-së, nuk do të pajtohen me dicka që është në kundërshtim me interesat kombëtare maqedonase dhe kjo temë është e mbyllur. Qytetarët duhet të jenë të qetë, dikush I mbron këto interesa”, tha Eli Panova.

Dy partitë më të mëdha në vend, LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja, tashmë disa javë kanë nisur aktivitetet në terren, sic thonë, në kuadër të fushatave për t`i njoftuar qytetarët. Socialdemokratët me të arriturat e vendit, kurse opozita me dështimet e qeverisë./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share