Epopeja e Dukagjinit, Kryeministri Talat Xhaferi: Të ruhet amaneti i dëshmorëve, Kosova të avansohet në rrafshin ndërkombëtarë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi mori pjesë në shënimin e 26-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit, për të shprehur nderimet e tij.

Xhaferi u thirr nga kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, bashkë me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Xhaferi tha se përultet para dëshmorëve të kësaj zone por edhe ndaj të gjithë liridashësve që e siguruan lirinë që e gëzojnë sot qytetarët e Republikës së Kosovës, dhe të cilës i gëzohen të gjithë shqiptarët, kudo që të jenë anembanë botës.

Njëherazi sot është edhe 25-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, dhe për këtë Xhaferi tha se NATO-ja është forca e vetme garantuese e paqes dhe sigurisë në rajon, pa dyshim vërtetohet edhe sot kur NATO-ja vazhdon ta luajë rolin e paqeruajtësit edhe në ditën e sotme, në luftën e Ukrainës kundër Federatës Ruse.

“Sot, me ftesë të Kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, bashkë me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin dhe fytyra tjetra të dalluara të kombit shqiptar, mora pjesë në manifestimin për shënimin e 26 vjetorit të Epopesë së Dukagjinit, për të shprehur nderimet dhe përuljen tonë të pafund si komb ndaj dëshmorëve të kësaj zone por edhe ndaj të gjithë liridashësve që e siguruan lirinë që e gëzojnë sot qytetarët e Republikës së Kosovës, dhe të cilës i gëzohen të gjithë shqiptarët, kudo që të jenë anembanë botës. Krahas këtij përvjetori, 24 marsi e shënon edhe ditën e sulmeve ajrore të NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë dhe Serbi, për të përkrahur dhe ndihmuar vazhduesit e rezistencës dhe luftës heroike pa rezervë deri në lirinë e Kosovës. Fakti që NATO-ja është forca e vetme garantuese e paqes dhe sigurisë në rajon, pa dyshim vërtetohet edhe sot kur NATO-ja vazhdon ta luajë rolin e paqeruajtësit edhe në ditën e sotme, në luftën e Ukrainës kundër Federatës Ruse”, shkroi Xhaferi në Facebook.

Ai po ashtu apeloi që të ruhet amaneti i çmuar, pra që Kosova të avancohet, zhvillohet dhe pozicionohet në rrafshin ndërkombëtar ashtu siç presin dhe meritojnë të gjithë qytetarët e saj.

“Në fjalën time, krahas ngushëllimeve ndaj familjarëve të dëshmorëve dhe liridashësve që e siguruan lirinë, apelova të ruhet amaneti i çmuar – Kosova, të avancohet, zhvillohet dhe pozicionohet në rrafshin ndërkombëtar ashtu siç presin dhe meritojnë të gjithë qytetarët e saj”, shkruan kryeministri Xhaferi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share