LSDM kërkon takim liderësh për të diskutuar mbi stabilitetin e vendit

TENSIONET NDËRETNIKE

LSDM-ja kërkon takim liderësh të partive politike parlamentare. Thirrja vjen, sic thonë nga kljo parti, pas incidenteve që ndodhën gjatë shënimit të ditës së Flamurit.

Sipas tyre, takimi I liderëve paraqet mundësi që partitë politike të bëhen bashkë rreth një mesazhi të përbashkët – Maqedonia mbetet stabile dhe e përkushtuar ndaj paqës, bashkëjetesës dhe respektimit të dallimeve.

“Si parti që çdoherë në vend të parë ka vënë interesin e qytetarëve dhe stabilitetit të shtetit, LSDM-ja propozon mbajtjen urgjente të takimit të liderëve të të gjitha partive politike parlamentare. Ky është obligimi që kemi ndaj qytetarëve – obligimi për të treguar se jemi të gatshëm të përballemi me të gjitha sfidat dhe ta ruajmë stabilitetin dhe paqën në vend” – tha Ilievski, nënkryetar i LSDM-së.

Për takimin e liderëve është pyetur edhe Kryeministri Mickoski gjatë vizitës së tij në rajonin e Tetovës. Ai ka pohuar se do ta mendojë këtë kërkesë të opozitës.

“Nuk kam menduar, nëse ka argumente në këtë drejtim do ta mendoj ditëve në vijim. Edhe pse për momentin nuk shoh arsye objektive për një takim të këtillë” – tha Mickoski

Ndryshe, ditëve të fundit janë tensionuar raportet ndëretnike në vend që kulminuar gjatë 28 nëntorit me djegien dhe përdhosjen e flamujve të Maqedonisë së Veriut por edhe të flamurit shqiptar.

Ndërkohë, për ditët në vijim, përmes rrjeteve sociale paralajmërohen protesta dhe marshe rrugëve të Shkupit, sic thuhet nga organizatorët, për të mbrojtur flamurin maqedonas.  /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share