Kovaçevski: Të 120 deputetët të mbështesin ndryshimet kushtetuese

KOVAÇEVSKI: TË 120 DEPUTETËT TË MBËSHTESIN NDRYSHIMET KUSHTETUESE FUTJA E BULLGARËVE NË KUSHTETUTË E PASURON KOHEZIONIN SHOQËROR

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ju bëri thirrje deputetëve të kuvendit të mbështesin vazhdimin e rrugës së vendit drejt anëtarësimit të plotë në BE, e këtë ta bëjnë duke përkrahur ndryshimet kushtetuese kur të jenë në rend dite për diskutim në kuvend. Të 120 deputetët duhet të jenë në krye të detyrës dhe të mbështesin vazhdimin e rrugës drejt anëtarësimit fuqiplotë të vendit në BE – ka theksuar Kryeministri Dimitar Kovaçevski i pyetur të komentojë ndryshimet kushtetuese, raporton Klan M.

Sic tha ai, ndryshimet kushtetuese do të kalojnë procesin e diskutimit parlamentar kurse kjo cështje të mos shfrytëzohet për interesa të ngushta partiake.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Rreth ndryshimeve kushtetuese, po, është një punë të cilën shteti ynë duhet ta bëjë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, këto ndryshime kushtetuese normalisht do të kalojnë në proces të diskutimit, ku unë besoj se të gjithë deputetët, 120 në Kuvend, duhet t’i mbështesin” – deklaroi Kovaçevski.

I pyetur nëse do të arrihet shumica e nevojshme prej 2/3 për ndryshimet kushtetuese, Kryeministri Kovaçevski përmendi betejën parlamentare midis dy koalicioneve.

“Në shtet kemi diferencuar dy koalicione partiake, njëra që është për Maqedoni evropiane dhe e cila bashkë me numrin dominant të qytetarëve dëshiron ta sheh dhe do ta sheh Maqedoninë e Veriut si pjesë të BE-së, dhe kemi një koalcion tjetër VMRO-DPMNE dhe Levica që janë kundër anëtarësimit të shtetit në BE” – deklaroi Kovaçevski.

Kushtetuta e Maqdonisë së Veriut do të hapet, por jo vetëm për pakicën bullgare në vend. Qeveria është duke menduar rreth kërkesës së pakicave tjera që gjatë periudhës së kaluar kanë shfaqur dëshirë të hyjnë në preambulë, hapja e së cilës duhet të bëhet para aderimit të vendit në BE. Skriningu nis më 15 Shtator, për cka kjo cështje ka filluar gjithnjë e më shpesh të imponohet në opinion. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share