Bekteshi: Nga 1 Janari nuk do të rritet çmimi i rrymës elektrike

AKSIONE KUNDËR KEQPËRDORIMIT TË KRIZËS PËR PËRFITIME

Çmimi i energjisë elektrike për qytetarët nuk do të rritet nga 1 janari, shpreh bindjen Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ndërsa për kompanitë e vogla nuk përjashtohet ulja e çmimit. Në mënyrë që të parandalohen përfitimet nga shtrenjtimi i paarsyetueshëm i produkteve ushqimore bazë, por edhe të realizohet ulja e paralajmëruar e çmimeve të ushqimit – janë përforcuar kontrollet në dyqane, shpreh bindjen Bekteshi.

Ministri I Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, paralajmëroi se nga 1 Janari 2023 nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë si dhe për kompanitë që janë konsumatorë të vegjël mund të ketë ulje të llogarive. Ministri Bekteshi këto komente I bëri duke sqaruar se Termocentrali “Negotinë” nuk do të vehet në funksion për shkak se për momentin më profitabile është importi se sa prodhimi i rrymës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Qytetarët të jenë të qetë, të gjitha përgatitjet janë bërë, në vazhdimësi do të furnizohen me energji elektrike. Po bëhen kalkulime që nga 1 Janari të mos ketë rritje të çmimit për amvisëritë kurse me siguri do të ketë ulje edhe për konsumatorët e vegjël” – tha Kreshnik Bekteshi.

NuK duhet të lejohet keqpërdorimi i krizës ekonomike për përfitime personale në kurriz të qytetarëve. Në këtë mënyrë autoritetet paralajmërojnë kontrolle në supermarkete që të binden se ndihmën që e sigurojnë për kompanitë prodhuese të ushqimit, rezulton me ulje të të çmimeve të produkteve bazë.

“Në dhjetë ditët e ardhshme pritet të fillojë lirimi i produkteve ushqimore bazë, do të bëjmë analizë drejtpërdrejt në supermarkete. Në bazë ditore i marrim të dhënat për çmimet e atyre produkteve të përmendura në vendimin e Drejtorisë së Doganave. Gjatë kësaj jave do të njoftojmë edhe për përqindjen e uljes edhe për produktet që kanë çmim më të ulët edhe për kompanitë që e kanë bërë këtë” – tha Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Për momentin termocentrali “Negotinë” nuk punon, edhe pse ka sasi të mjaftueshme të mazutit, pasi sic u shpreh Ministri Bekteshi, më profitabile është importi I rrymës nga tregu evropian, por sapo të rriten çmimet e rrymës në bursa mbi mesataren prej 245 euro për kilovat orë, menjëherë do të vehet në përdorim ky kapacitet i vjetëruar vendas. /KlanMacedonia/

PËRGATITI: BILJANA GEORGIEVSKA

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share