LSDM hap garën për përcaktimin e kandidatit për President

LSDM ka ka filluar procedurën për përcaktimin e kandidatit për President të vendit për zgjedhjet presidenciale të këtij viti. Në konferencë për mediat, zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska ka deklaruar se tashmë është në proces nominimi i kandidatëve të mundshëm për kryetar të shtetit në kuadër të bordeve lokale në organizatat komunale të LSDM-së. Gjithashtu, është hapur një thirrje publike për vetënominim, përmes një shpallje në gazetat ditore në gjuhën maqedonase dhe shqipe. Kuzeska ka shtuar se LSDM u jep mundësinë për vetëkandidim personave që nuk janë nga LSDM por ndajnë vlerat socialdemokrate.

“Të gjithë kandidatët duhet të plotësojnë kriteret më të larta. Të ketë një reputacion dhe kredibilitet të lartë shoqëror, të gëzojë besimin e anëtarëve, mbështetësve. Të ndajmë vlerat e demokracisë sociale, të respektojmë veçoritë e të gjithë qytetarëve tanë pa dallim feje dhe etnie dhe të angazhohemi për punë të palodhur për reputacionin ndërkombëtar të atdheut dhe përmbushjen e një qëllimi tjetër strategjik e kombëtar: anëtarësimin në BE. Të gjithë kandidatët duhet të pranojnë dhe respektojnë Kodin e mirësjelljes për anëtarët dhe zyrtarët e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë” – tha Bogdanka Kuzeska, LSDM. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share