LSDM: Gjithçka që kanë VMRO-DPMNE ta dorëzojë në KSHPK

“PALLATI I BARDHË SINONIM PËR PRONË TË JASHTËLIGJSHME”

Pallati i bardhë I VMRO-DPMNE-së është definimi për pronë të jashtëligjshme, gjithçka që kanë ta dorëzojnë në Komisionin Antikorrupsion. Kjo ka qenë përgjigja e socialdemokratëve pas publikimit të aferës “Pronat Sekrete” nga ana e VMRO-DPMNE-së, ku pretendohet se 123 funksionarë të LSDM-së dhe BDI-së fshehin prona në vlerë prej 30 milionë eurove.

“Me aktgjykimin për “Talir 2” është dëshmuar se Pallati I Bardhë me vlerë rreth 7 milion euro është I jashtëligjshëm. VMRO-DPMNE la vjedhur qytetarët, ka grumbulluar prona, luks dhe para në mënyrë kriminale. Plani detaj urbanistic është ndryshuar tri herë që VMRO-DPMNE të fitojë 12.000 metra katrorë për selinë, kurse në vendin e ndërtesave banesore, të mbijë hoteli”, thonë nga LSDM.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

LSDM-ja me porosi se kur flet për prona, VMRO-DPMNE-ja së pari duhet ta sheh oborrin e tyre duke shtruar pyetjen se me cilën pronë të paraqitur dhe në çfarë mënyre Nikola Gruevski jeton në Budapest?

Socialdemokratët shprehen të prerë se nëse VMRO-DPMNE-ja posedon informacione për funksionarë që nuk kanë paraqitur prona dhe kanë bërë shkelje, ata duhet të dorëzohen për procedurë të mëtutjeshme në institucionin kompetent – Komisionin Antikorrupsion./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share