Me konferencën e parë ndërqeveritare dhe procesin e skriningut edhe zyrtarisht kemi nisur negociatat për anëtarësim në BE, diçka që kemi pritur prej 17 vitesh thonë nga LSDM.
Nga atje përsëri pootencojnë se gjuha maqedonase është me formulim të pastër, pa fusnota dhe shtesa, ndërsa çështjet historike janë jashtë procesit të negociatave, në BE hyjmë si maqedonas të cilët flasin gjuhën maqedonase.
Kjo është konfirmuar edhe nga ana e Komisionit Evropian dhe përmes konferencës së parë ndërqeveritare shprehen nga partia në pushtet LSDM.
Sipas tyre me këtë ranë poshtë të gjitha gënjeshtrat rreth formulimit të gjuhës maqedonase, të gjitha gënjeshtrat për kinse asimilim dhe bullgarizim që në mënyrë histerike u përhapën nga VMRO-DPMNE dhe E Majta.
LSDM përmes shumicës parlamentare dhe Qeverisë që udhëheq, dëshmoi se si mbrohen çështjet identitare dhe njëkohësisht realizohen qëllimet kyçe strategjike të vendit.
E ardhmja e Maqedonisë është evropiane dhe nuk do të lejojmë askënd ta rrezikojë atë thuhet në komunikatën e LSDM-së.