Gropa e hapur në çerdhen Fidani rrezikon jetën e fëmijëve të Çairit

LËNDOHET NJË FËMIJË 6 VJEÇAR QË LUAJTI NË PARK

 Një grop e hapur në Çerdhen  Fidani në Çair të Shkupit po rrezikon jetën e fëmijëve. Në ndërkohë, është lënduar një fëmij 6 vjeçar që luajti në Park.

 Gropa e hapur e kanalizimit në çerdhen “Fidani” në Komunën e Çairit është rrezik për dhjetra fëmijë të cilët luajnë në këtë park. Një fëmijë gjashtë vjeçar u lëndua ndërsa shpëtoi pasi i ndihmuan fëmijët tjerë.

“Gjindemi te çerdhja Fidani, gjegjësisht tek këndi i lojrave këtu pranë çerdhes. Qytetarët denoncuan se ka një gropë e madhe pikërisht tek vendi ku fëmijët lozin është një gropë e thëllë rreth dy metra ku fëmijët janë të rrezikuar të bien”.

E pikërisht përballë këndit të lojrave ku është gropa takuam fëmijë të cilët pastronin parkun ku luajnë për çdo ditë.

Prindërit u kanë ndaluar që të vijnë në këtë park përshkak të këtij rreziku por para disa ditëvë është lëndur edhe një fëmijë 6 vjeçar.

“Shumë keq e ka lënduar prej gurit… por tash është mirë.

Fëmijët e Blerim Fejzullaht fatmirsisht kanë kryer që moti foshnjoren, por ai frikësohet për fëmijët e miqve të tij që lujanë pikërisht në këtë kënd të lojrave.

“Fëmijët e kojshive i kam këtu. Nuk i ngjason foshnjores, shiheni fillimisht si është gardhi. Nuk duket si foshnjore por si një Kandahar, sikur të ketë rënë një bombë. As pastërti, bari është rritur”, deklaroi për tv KlanM qytetari Blerim Fejzullahu.

Kërkuam pronocim edhe nga drejtoresha e çerdhes Fidani Gëzime Bakiu e ajo tha se dëeri të martën kjo gjë do të rregullohet.

“Shumë normal se të marten do të mirren masat menjëherë atë vetëm e kemi bërë  për momentin sa është vikendi, menjëherë di të marrim masa, ajo ashtu ska qenë dhe asnnjëherë ne si institucion nuk eksplorojmë duke ditur se sa është numri i fëmijëve, po edhe me pas më pak fëmijë edhe unë kur e pash u shokova”, deklaroi për tv KlanM Gzime Bakiu drejtoreshë e çerdhes Fidani Çair.

Që sadopak fëmijët të jenë jasht rrezikur për të rënë në këtë gropë, qytetarët kanë vendosur një dërrasë dhe gurë për t’i mbrojtur fëmijët të mos bien./KlanMacedonia/

Gazetare: Arbana Qerimi Klimenta

Lexo gjithashtu
Total
0
Share