LSDM: DPMNE u kap duke gënjyer në Komisionin Hetimor për Onkologjinë

DPMNE u kapën duke gënjyer komisionin hetimor për Onkologji, duke paraqitur të pavërteta, insinuata dhe shpifje, me qëllim të krijimit të frikës tek qytetarët dhe mosbesimit në institucione. Kështu konstatuan përmes një reagimi nga LSDM-ja në pushtet, prej ku, siç përcjell KlanM, thonë se VMRO po tenton të pengojë hetimet.

“Deputeti Antonio Milloshoski gjatë një vërejtjeje procedurale javën e kaluar lexoi një vendim të Qeverisë, për të cilin pretendoi se ishte synimi i qeverisë për të lejuar asgjësimin e materialit dëshmues në Klinikën e Onkologjisë. Megjithatë, është një vendim për të shpenzuar për materiale të harxhueshme dhe të vjetruara, përkatësisht shtretër, karrige dhe pajisje mjekësore. Pra, nuk bëhet fjalë për asgjësimin e materialit provues, por për zgjedhjen e një kompanie që do të fitonte një tender për asgjësimin e mbetjeve. Synimi i DPMNE-së me Komisionin Hetimor nuk është gjë tjetër veçse pengimi i hetimeve dhe përhapja e gënjeshtrave”, thuhet në reagimin e LSDM-së./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share