Koliçani i Epërm: Bletari Mustafa dhe pasioni për bletët (VIDEO)

“ËSHTË E VËRTETË SE KA HUMBJE TË BLETËVE”

Zelfi Mustafa nga Koliçani i Epërm, është një bletar që e bën këtë punë me një pasion të pashterur. Ai tregon per Klan Maqedoni se pasioni i tij për t’u marrë me bletari ka lindur që në fëmijërinë e tij të hershme dhe e ka trashëguar nga xhaxhai i tij.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Unë jam bletar, mjaltaxhi. Sepse ka dy variante, ka edhe bletar, por edhe mjaltaxhi. Ne bletët kush i ka merak, me sheqer u ndihmojmë pak atyre të dobëtave, sepse për të bë familje, pa i bë mbi 40 mijë, 50 mijë miza, nuk mund të bëjë mjaltë. Për ty, ndërsa për vete mban mjaltë me 15-20 mijë miza” – tha Zelfi Mustafa, bletar

Ai tha se, prodhimi i mjaltit vitin e kaluar ka qenë i dobët, ndërsa ky vit është më premtues.

“Bletën fillimisht duhet me e dashtë. Të jesh merakli që t’i duash. Për të dëmtuar, bletën e dëmton pas muajit shtatë, pas korrikut, atëherë duhet t’i ngushtosh dyert sepse, grerëzat shumë i dëmtojnë, grerëza vjen pas mjaltit dhe i dëmton. Ndërsa grerëza kur hyn herën e parë ë mbyt nikoqirin brenda pastaj tjerat” – tha Zelfi Mustafa.

Mustafa tha se marrin subvencione nga shteti për bletari, megjithatë ai shprehi shqetësimin e tij rreth zhdukjes së bletëve, ku thotë se edhe ai vet personalisht ka pësuar humbje në krahasim me periudhën e mëhershme.

“Unë jam ai i cili këtë vit ka shumë humbje te bletët. Unë kam pasur mbi 100 copë bletë, kam rënë në një numër 6-70 copë. E paramendoni me i humb 44 sandakë” – tha bletari, Zelfi Mustafa.

Për vite me radhë, shkencëtarët kanë ngritur shqetësimin e pakësimit të bletëve, duke supozuar si shkaktarë të kësaj, infeksionet e ndryshme, rritjen e urbanizimit, shkatërrimin e habitateve apo përdorimin e shtuar të pesticideve. Nëse bletët do të zhdukeshin, lista e frutave dhe perimeve që nuk do të mund të hanim më, do të ishte e gjatë. Në rastin më të keq, kjo do të përfshijë edhe produktet e qumështit. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share