Grup pune për negociata me VMRO-DPMNE-në
LSDM-ja do të formojë një grup të punës që do t`i vazhdojë negociatat me VMRO-DPMNE-në dhe partitë tjera politike për hapat e ardhshëm me qëllim të miratimit të ndryshimeve kushtetuese për futjen e Bullgarëve në Kushtetutë.
LSDM-ja, siç njofton KlanM, ka emëruar Sekretarin e Përgjithshëm, Mile Zeçeviq, për udhëheqës të grupit të punës, kurse Kryesia Qendrore ka përshëndetur hapin e parë të bërë nga Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sic thonë, për t`i pranuar ndryshimet kushtetuese.
Këshilli Qendror i LSDM-së mbështet Kryetarin e partisë, Dimitar Kovaçevskin dhe grupin e formuar të punës të vazhdojnë me përpjekjet për të siguruar konsensus të gjerë për ndryshimet kushtetuese, konform kornizës së miratuar negociuese me BE-në miratuar nga Kuvendi dhe konform propozimit për nevojën e ndryshimeve kushtetuese nga grupi I punës pranë Ministrisë së Drejtësisë. Zgjedhja para partive politike është – integrimi në BE ose izolimi“, theksoi Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.
Në këtë frymë, siç njofton KlanM, ishte edhe press-konferenca e së shtunës nga tabori socialdemokrat.
LSDM-ja pretendon se tani mund të bisedohet se si bashkërisht të bëhen ndryshimet kushtetuese, të domosdoshme për vazhdimin e rrugës evropiane.
“Sa më parë të hyjnë në Kuvend ndryshimet kushtetuese aq më mirë do të jetë. Tani është momenti për vendimin e rëndësishëm e të sigurojmë të ardhmen evropiane. Ky vendim nuk është për rejtingje momentale partiake, por vendim për qytetarët, të rinjtë, punëtorët, mjekët, mësimdhënësit, bujqit, pensionistët”, tha Darko Kaevski nga LSDM.
Socialdemokratët, sic njofton KlanM, thonë se dialogu vazhdon dhe se do t`i intensifikojmë aktivitetet që të miratohen reformat, që afati i negociatave të mbyllet me sukses dhe në vitin 2030, Maqedonia e Veriut, të bëhet anëtare fuqiplotë e BE-së./KlanMacedonia