Kovaçevski: Dyert e Qeverisë të hapura për të gjithë ata që janë për Maqedoni evropiane

“SHUMICA QEVERITARE ËSHTË STABILE”

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski ka thënë sot se, nëse në opozitë ka parti politike që duhet të jenë pjesë e procesit eurointegrues janë të mirëseardhura t’i bashkohen Qeverisë. Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve për mundësinë e zgjerimit të koalicionit qeveritar edhe me Aleancën për Shqiptarët, Kovaçevski tha se, për momentin, Qeveria funksionon me shumicë stabile, por theksoi se se dyert e Qeverisë janë të hapur për të gjithë ata që janë për Maqedoni evropiane.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Gjatë fjalimit tim të fundit në Kuvend, u bërë ftesë të gjithë deputetëve që janë për konceptin e Maqedonisë evropiane, konceptit RMV në BE deri më 2030, se dyert e Qeverisë janë të hapura për të gjithë pa marrë parasysh përkatësinë e tyre politike. Për shkak se para nesh janë vendimet që duhet t`i marrim. Vendimet duhet të miratohen me konsensus të gjerë”, deklaroi, kryeministri i RMV-së Dimitar Kovaçevski.

Edhe përkundër zërave që kanë qarkulluar kohëve të fundit për rikonstruim më të gjerë të Qeverisë dhe përfshirje të ASH-së në shumicën qeveritare, nga kjo parti kanë mohuar një gjë të tillë. Kryetari i ASH-së, Arben Taravari së fundmi ka thënë se, nuk janë të interesuar për hyrje në qeveri dhe për momentin janë të fokusuar në organizimin e partisë.

Ndërkohë, Qeveria javën e kaluar ka dorëzuar në Kuvend propozimin që Risto Penov të jetë ministër i ri i Vetëqeverisjes Lokale, por ende nuk ka informata kur do të mbahet seanca plenare për zgjedhjen e tij. Tani për tani, nuk ka informata zyrtare për ndryshime të pjesës tjetër të kabinetit qeveritar./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share