LSDM: BPV në vitin 2022 është rritur në 12.9 miliardë euro

LSDM në vitet e kaluara, në kushtet e krizës botërore ekonomike dhe energjetike, e rriti dukshëm BPV-në dhe e mbrojti ekonominë dhe standardin e qytetarëve, thonë nga partia në pushtet.

“Produkti i brendshëm bruto në krahasim me VMRO-DPMNE-në është rritur për 3 miliardë euro.

Në vitin 2017 BPV ishte 9.7 miliardë, ndërsa në 2022 është 12.9 miliardë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Njëkohësisht, me paketën më të madhe të masave kundër krizës nga vendet e rajonit, në vlerë prej 760 milionë euro, është ofruar mbështetje për qytetarët dhe kompanitë që të përballen me krizën energjetike dhe ekonomike”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

LSDM, siç theksojnë nga atje, nuk investon në stiropor, monumente, por paratë ua kthen qytetarëve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share