Paralajmërohet amnisti për personat që kanë shkelur masat Covid

Tupançevski: Kemi pranuar propozimin sepse nuk ka vend nëpër burgje

Ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançevski paralajmëroi amnistim për qytetarët që janë gjobitur për shkak të shkeljeve të masave për parandalim të korona virusit gjatë pandemisë dhe nuk kanë paguar gjobat. Ministri tha gjatë emisionit 360 shkallë se, propozimin e ka dhënë Gjykata Penale Shkup, sepse nuk ka vende nëpër burgjet.

Ministri tha se, shkelësit nuk janë kriminel, por persona gjobat në të holla të të cilëve janë para transformimit në dënime me burg.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Kemi pranuar idenë e Gjykatës Penale – Shkup, sepse na duke si ide e cila mund të ndihmojë. Këtu nuk bëhet fjalë për persona që kanë kryer vepra penale të cilët sipas anamnezës së tyre personale paraqesin kriminel në kuptimin e plotë të fjalës. Këto janë persona që janë shkelur masat covid dhe kodi ynë penal parasheh më së shpeshti ishin dënime në të holla. Flasim për 1200 njerëz të cilët, praktikisht nëse nuk e paguajnë dënimin në të holla, për kohë të shkurt dënimi në të holla do t’u transferohet në dënim me burg”, u shpreh Ministri i Drejtësisë Tupançevski.

Ministri tha se ata të cilët nuk paguar dënimet, nuk do t’u kthehen paratë, pasi tani fokusi është tek ata që rrezikojnë të përfundojnë në burg për shkak të këtyre dënimeve./KlanMacedonia

Përgatiti: Teuta Buçi

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share