Londinezët ankohen për temperaturat e larta

Temperatura në kryeqytetin britanik arriti në 33 gradë celsius

Banorët dhe turistët në Londër e patën të vështirë të përballonin temperaturën që arriti deri në 33 gradë celsius.

“Është ndryshimi i klimës, sepse padyshim është shumë më nxehtë se sa ishte dhjetë vjet më parë. Është shumë e vështirë për të gjithë për t’i përballuar këto temperatura sepse nuk jemi mësuar me to.”

Megjithatë kjo turiste e cila po viziton Londrën për të bërë disa pushime shprehet se më të vështirë e kanë ata që punojnë në të tilla tempretura.

“Nuk është shumë keq sepse jam me pushime kështu që po e shijoj por mendoj se nëse do të më duhej të punoja apo të bëja ndonjë gjë tjetër, atëherë do të ishte pak problem. Nëse do të jem në hije, atëherë është mirë por nëse lëviz kur ka diell nuk të vjen të bësh asgjë dhe truri yt thjesht nuk funksionon ashtu siç duhet.”

Vala e të nxehtit e cila ka përfshirë Mbretërinë e Bashkuar pritet të zgjasë të paktën deri në fundjavë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share