Lloga për REL: Ndryshimet Kushtetuese prioritet – pres mbështetje nga VMRO-DPMNE!

SHQETËSIME PËR SITUATËN NË KËSHILLIN GJYQËSOR

Grupi i Punës për ndryshimet kushtetuese u konstitua pa mbështetjen e opozitës, e cila vazhdimisht ka drejtuar akuza se përbërja e këtij grupi është politik duke drejtuar gishtin tek LSDM-ja dhe BDI-ja, njofton KlanM.

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, në intervistën për Radion Evropa e Lirë, edhe një herë I ka bërë thirrje opozitës, sic thotë, të jetë pjesë e suksesit në rrugën drejt të ardhmes evropiane.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ai, sic percjell KlanM, beson se brenda VMRO-DPMNE-së ka njerëz me orientim pro-evropian.

“Në disa deklarata VMRO-DPMNE ka dhënë hapësirë, se do t’i mbështet ndryshimet kushtetuese dhe kjo është parë më së paku dy herë. Lideri i tyre një herë tha se kërkojnë garanci të forta nga Bashkimi Evropian, mandej tha se do të tregojnë qëndrim pozitiv nëse e kemi formulimin si në Kroaci. Kështu që, nëse VMRO nuk do të gjejë fuqi si një nga partitë më të mëdha politike, besoj se brenda në VMRO-DPMNE do të gjenden njerëzit e vërtetë të cilët do të dinë të njohin të ardhmen e shtetit, se nuk ka rrugë tjetër, për shkak se kjo që kërkohet dhe që pritet prej nesh, patjetër duhet të plotësohet” – tha Krenar Lloga.

Përvec futjes së Bullgarëve dhe etnive tjera në Preambulë, nëse ka konsensus në grupin e punës mund të diskutohen edhe cështje tjera, por Preambula mbetet prioritet thotë Ministri Lloga.

Por, sic percjell KlanM, Lloga nuk deshi të komentojë nëse në këtë pako hyn edhe çështja rreth gjuhës shqipe dhe përqindjeve.

“Besoj se këto cështje duhet të hapen dhe të diskutohen në këtë grup pune. Në këtë moment, nuk do të doja të ketë deklarata për shkak se mund të keqpërdoren për qëllimi ditore politike” – tha Lloga.

Ministri I Drejtësisë, Krenar Lloga, në intervistën e së dielës për Radion Evropa e Lirë, i ka vlerësuar kontradiktore vendimet e Këshillit të Prokurorëve dhe Këshillit Gjyqësor për procedurat rreth Prokurores Lençe Ristovska dhe Kryetarese së Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva.

Ai, sic percjell KlanM, thotë se këto ngjarje po ndiqen me shumë shqteësime dhe se kjo nuk do të ndikojë për rritjen e besimit tek gjyqësori, duke bërë thirrje që të mbretërojë arsyeja dhe cështja të kthehet në normalitet. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share