Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga dhe kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, sot nuk janë prezent në mbledhjen e 452 të Këshillit Gjyqësor. Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Sashko Georgiev thotë se të njëjtit janë anëtarë sipas funksionit të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, edhe pse në mënyrë të rregullt të ftuar, nuk janë të pranishëm dhe nuk e kanë njoftuar Këshillin për mungesën e tyre.
Kryetari i Këshillit gjyqësor, Sashko Georgiev, theksoi se prania e anëtarëve sipas funksionit në mbledhje, posaçërisht mund të jetë me rëndësi për shqyrtimin dhe gjetjen e zgjidhjeve për gjendjet në jurisprudencë, për dallim nga ajo që për disa gjëra më shumë të komunikohet përmes mediumeve.
Anëtari i Këshillit Ivica Nikollovski, propozoi që Kryetari i Këshillit Gjyqësor të kërkojë informatë për mungesën e tyre, duke cekur se duhet të ndërpritet praktika, vetëm të konstatohet se nuk janë të pranishëm.
Sipas anëtarit Selim Ademi, ata janë ftuar në mënyrë të rregullt dhe Këshilli nuk mund të konstatojë arsyen.
Tanja Çaçarova-Ilievska, tha se ajo që bëhet fjalë për anëtarë të Këshillit Gjyqësor sipas funksionit, nuk i arsyeton për mungesën e tyre dhe se ndoshta duhet të bëhet vërejtje në pjesën ku është konstatuar se mungojnë, se nuk kanë parashtruar njoftim edhe për mbledhjet e kaluara për të cilat do të konstatohet se nuk kanë paraqitur njoftim.
Këshilli e pranoi propozimin e anëtares Antoaneta Dimovska, respektivisht që prej sot mjafton të konstatohet në procesverbal se nuk e kanë njoftuar Këshillin Gjyqësor për mungesën e tyre, pa hyrë në hollësi nëse mungesa e tyre është e arsyeshme apo e paarsyeshme.