Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi në profiline tij në FB ka shkruar se 27 Prilli është dita e rezistencës dhe betejës kundër një regjimi sakrificës së ish-liderit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe dita që solli kthesën historike për faktorizimin e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe rikthimin e shtetit në binarët e demokracisë e të vlerave perëndimore!
“Në këtë ditë kujtojmë edhe sakrificën e Feta Alimit i cili u dënua padrejtësishtë, pasi rrezikoi jetën e tij duke ndihmuar Ziadiln Selën, derisa organizatorët dhe fajtorët kryesorë akoma nuk kanë marrë dënimin e merituar.” shkruan ministri Lloga.