LK: “San Siro” nikoqire e “Derby della Madonnina” mes Milan – Inter

Sot në program është ndeshja e dytë e fazes gjysmëfinale të këtij edicioni në Ligën e Kampionëve europian, ku do të përballen dy skuadrat italiane AC milan dhe Inter. Ndeshja në fjalë paraqet një si “Derby della Madonnina”, ndaj edhe stadiumi “San Siro” pritet të jetë i stërmbiushur me tifozë vendas dhe jo vetëm kur dihet se interesimi është i jashtëzakonshëm

Kjo është përballja e parë mes këtyre dy skuadrave që nga viti 2005, ku asokohe Milani u kualifikua tutje pasi që ndeshja e dytë ishte ndërprerë pasi që tifozët e Interit gjuajtën fishekzjarrë brenda fushës.

Në ndeshjen e fundit të kampionatit në Seria A, si Milani ashtu edhe Interi shënuan fitore me rezultat 2:0, ku “Rossonerët” mposhtën Lazion, kurse “Nerazzurët” fituan si mysafirë kundër Romës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku për Milanin nuk do të paraqitenZlatan Ibrahimoviq, mesfushori Tommaso Pobega dhe në dyshim është Leao, kurse te Interi nuk do të paraqiten Dalbert dhe Skriniar, kurse në dyshime janë D’Ambrosio e Gosens.

Formacionet e mundshme të ekipeve:

Milan (4-2-3-1): Maignan; Hernandez, Kjaer, Tomoro, Calabria; Tonali, Krunic; Saelemaekers, Diaz, Bennacer; Giroud

Inter (3-5-2): Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Mkhitaryan, Dimarco; Martinez, Lukaku.

Ndeshja Milan – Inter, zhvillohet sonte në stadiumin “San Siro” me fillim në ora 21:00, ndërsa drejtësinë do të ndanë arbitri spanjoll Jesús Gil Manzano.

Shaban Sinani /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share