Shorti i Europa League

Në shortin e hedhur për grupet e ‘Europa League’ nuk mund të thuhet se do të ketë përballje të forta, pasi grupet janë të ekuilibruara.

Suksesi i West Hamit në sezonin e kaluar në Ligën e Konferencës së Evropës i dha skuadrës së David Moyes një vend në fazën e grupeve ku do të përballen me Olympiacos, Freiburg dhe TSC Bačka Topola.

Priten ndeshje interesante në grupin B, ku Brighton nuk do të ketë të lehtë me Ajax, Marseille dhe AEK Athinë.

Liverpool do të kërkojë të fitojë kompeticionin për herë të katërt pasi humbi kualifikimin në Champions League sezonin e kaluar dhe do të fillojë fushatën e tyre në një grup së bashku me LASK të Austrisë, Union St-Gilloise të Belgjikës dhe Toulouse.

Group G: AS Roma, Slavia Prague, Sheriff Tiraspol, Servette

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share