Ljubomir Radanoviq: “Qatar 2022” – eksperiment futbolli

Ish-futbollisti I Partizanit dhe ish-Jugosllavisë, Ljubomir Radanoviq, duke komentuar për MundoKlan Kamionatin Botëror në futboll, ka deklaruar se edicioni I 22-të I Kupës së Botës në futboll është një eksperiment futbolli. Sipas tij, më shumë promovohet vendi nikoqir se sa futbolli.

“Mendoj se është një eksperiment i vërtetë futbolli. Askush nuk e di se cfarë do të bëhet nga kjo. Nuk dua që në fillim të jem negativ, jam shumë i kujdesshëm. Mua më shumë më ngjan në promovimin e një vendi se sa në spektakël të vërtetë futbolli ku i gjithë globi dridhet. Shpresoj të jetë gjithcka në rregull në aspektin e sigurisë, dyshoj se nuk do të ketë probleme. Më vështirë do të jetë për aktorët që janë në mesin e kampionateve të tyre, të lodhur, hyjnë të papërgatitur në spektaklin më të rëndësishëm të futbollit” – shprehet ish-futbollisti, Ljubomir Radanoviq.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share