Liverpooli në tranzicion, revolucion i madh pritet në verë

Liverpooli konfirmoi përsëri luhatjet e mëdha të këtij sezoni në humbjen shkatërruese 5-2 ndaj Real Madridit në Anfield. Humbja e thellë ishte më e rënda për “The Reds” në shtëpi në këtë kompeticion dhe të besuarit e Jurgen Klopp kanë tashmë një detyrë thuajse të pamundur për kalimin në raundin tjetër.

Të kuqtë janë gjithashtu jashtë Fa Cup dhe Carabao Cup dhe momentalisht gjenden në vendin e 8-të në Premier League, 7 pikë larg vendit të katër, pas një sërë performancash zhgënjyese, një ecuri që vjen vetëm disa muaj pas ambicies për të fituar katër trofe brenda një sezoni.

Rezultatet e fundit kanë vënë në një situatë të vështirë edhe trajnerin Jurgen Klopp. Asgjë nuk po shkon sic duhet për gjermanin në sezonin e tij të shtatë në Merseyside dhe raportime të fundit bëjnë me dije se pozicioni i tij do të fillojë të merret në shqyrtim nëse forma negative vazhdon edhe në javët në vijim.

Në dy sesionet e fundit të merkatos reparti më i investuar ka qenë sulmi. Largimi i Sadio Manes krijoi një boshllëk të madh dhe e çekuilibroi së tepërmi manovrën e skuadrës dhe vetëm gjatë javëve të fundit Darwin Nunez dhe Cody Gakpo po e justifikojnë vlerën e tyre të lartë me performanca shpresëdhënëse.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share