Ultimatumi i Ronaldo ndaj Manchester UTD

“Lojtarë cilësore në merkato ose largohem”

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Cristiano Ronaldo është shprehur i pakënaqur me politikën e transferimeve të klubit dhe kjo i ka vënë në vështirësi drejtuesit e Manchester United.

Siç raporton spanjollja Diario AS, portugezi është gati të largohet nga klubi, i cili nuk do të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm, për shkak të mungesës së nënshkrimeve të nivelit të lartë që do t’i japin skuadrës një jetë të re.

Situata përkeqësohet nëse merret parasysh edhe se rivalët e tyre tashmë kanë bërë afrime futbollistësh të klasit të parë. Në klub po mendojnë të ndryshojnë staf sa i përket personave që merren me merkaton. Kjo bëhet për t’i ndryshuar mendimin Ronaldos që në “Old Trafford” ka tingëlluar si ultimatum.

“Djajtë e kuq” kanë si objektivin kryesor Frenkie De Jong. Ten Hag mendon se ai është njeriu që do t’i jepte një rifreskimi shpresës rreth sezonin e ri pëer trofe në kampionat dhë në Europë.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share