“Lista e zezë” e SHBA-së/ Jakimovski me kallëzim penal kundër personit të panjohur!

Kallëzim penal kundër kryerësit të panjohur ka dorëzuar Kryebashkiaku i Karposhit, Stevço Jakimovski, pasi emri i tij u gjet në “listën e zezë” amerikane. Për shkak të implikimit në veprime korruptive, Jakimovskit dhe familjes së tij i ndalohet hyrja në SHBA.

Kryetari i partisë “Grom” dhe kandidati presidencial, Stevço Jakimovski, ka drejtuar akuza se futja në listën e sanksioneve amerikane paraqet përzierje të drejtpërdrejtë në garën zgjedhore.

Ai ka dorëzuar kallëzim penal kundër personit të panjohur dhe thotë se futja e tij në listë është vepër e shërbimeve të huaja të intelegjencës.

“Nuk mund të akuzoj asnjë parti politike. Ka njerëz që janë “dorë e zgjatur” e shërbimeve të huaja dhe të cilët në vazhdimësi krijojnë parakushte që të mund të shkaktojnë dëme. Dëme nuk më shkaktojnë vetëm mua, por edhe gjithë qytetarëve të RMV-së, duke llogaritur afaristë, politikanë etj. Kjo është e pandershme, të jesh në një listë me Osama Bin Laden”, tha Stevço Jakimovski.

Stevço Jakimovski ka keqpërdorur funksionion publik me përzierje në proceset publike, që kanë të bëjnë, mes tjerash, me furnizimet publike dhe planifikimin urbanistik, për përfitime personale dhe për të përfituar bashkëpunëtorët e tij.

Kështu kanë deklaruar për “Zërin e Amerikës” në gjuhën maqedone nga press-shërbimi i DASH-it, lidhur me kërkesën për të komentuar deklaratën e Jakimovskit se vendimi amerikan për ta sanksionuar është bërë në bazë të implikimeve të shërbimeve të huaja në zgjedhjen e presidentit të shtetit.

“Pjesa 7031(c) parasheh që funksionarët e qeverive të huaja për të cilët sekretari shtetëror ka informata të besueshme për implikim të drejtpërdrejtë dhe jo të drejtpërdrejtë në korrupsion të theksuar ose shkeljen e rëndë të të drejtave të njeriut, janë të papërshtatshëm për hyrje në SHBA”, thonë nga DASH.

Jakimovski bashkë me ish-Kryeprokuroren e PSP-së, Katica Janeva, u futën në “listën e zezë” amerikane që të hënën u publikua nga Departamenti Amerikan I Shtetit, sic u tha, për shkak të implikimeve në veprime korruptive./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share