Lirohet Hysni Gucati

Gjykata Speciale ka aprovuar kërkesën e Hysni Gucatit për lirim të parakohshëm nga burgu në Hagë.

Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv. ushtruesi i detyrës i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, duke mos dhënë detaje më shumë.

Përndryshe, Dhomat e Specializuara i shpallën fajtorë Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn për pengim të administrimit të drejtësisë, duke i dënuar me nga katër vjet e tre muaj dhe me një gjobë prej 100 eurosh.

Ata gjenden në paraburgim prej shtatorit të vitit 2020.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share