Kosovë: Raporti i KE-së rikonfirmon – nga 1 janari pa viza në BE!

Qytetarët të lumtur, disa nuk largohen nga vendi, të tjerë mendojnë ndryshe

Ndonëse ishte marrë vendim para shumë muajsh, publikimi I raportit  të progresit  rikonfirmon se nga 1 janari qytetarët e Kosovës mund të lëvizin lirshëm pa viza në vendet anëtare të BE-së.

Ishte presidenti I Francës Emmanuel Macron I cili dy herë kishte vë në pikëpyetje liberalizimin e vizave nëse kryeministri Albin Kurti sipas tij nuk bashkëpunon me faktorin ndërkombëtar rreth normalizimt të marrëdhënieve me Serbinë dhe deeskalimit të situatës në veri.

Por pasi kryeministri pranoi në parim planin e BE-së në të cilin është I përfshirë edhe draftstatuti për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe si duket ka zbutur qëndrimet e tij edhe presidenti francez pasi iu bë një pritje e ngrohtë Kurtit në Paris.

E shumica e qytetarëve janë të lumtur që mund të udhëtojnë lirshëm por nuk duan të lënë vendin e tyre.

Ka edhe të tillë që mendojnë ndryshe.

Por Kosova ka telashe për udhëtime edhe me Bosnjë e Hercegovinën,

Në një takim që zhvilloi në Paris, kryeministri Kurti kërkoi nga kryetari I I presidencës së Bosnjës lëvizjen e lirë me letërnjoftime  marrëveshje kjo e nënshkruar në kuadër të procesit të Berlinit e që Kosova tashmë e ka përfunduar pjesën e saj për zbatimin e kësaj marrëveshje./KlanMacedonia

Raporti. Blerta Dalloshi Berisha

Lexo gjithashtu
Total
0
Share