Lirohen çmimet e derivatet të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,84% në raport me vendimin e datës 1.9.2022.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 2,00 den/l.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 1,215 den/kg.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) nuk ndryshojnë.
Nga data 3.9.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 87,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 90,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 99,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 97,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 52,740 (denarë/kilogram)
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 2,754 %, te nafta për 2,619 %, te vaji ekstra i lehtë për 2,034 % dhe te mazuti ulja është 2,505 % .
Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,132%.
Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 3.9.2022. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share