Ali Ahmeti: Hetimet për korrupsion në BDI – të kyçen edhe ekspertë ndërkombëtar!

“Të nisin hetimet nga unë, deri te zyrtari partiak i nivelit më të ulët”

Duke nisur nga unë, të hetohen të gjithë funksionarët e BDI-së. Thirrja vjen nga lideri Ali Ahmeti, pas akuzave në adresë të kësaj partie për implikime në korrupsion dhe vënies në “listë të zezë” amerikane të Kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, njofton KlanM.

Ahmeti thotë se thirrja asokohe i është bërë Prokurorisë Speciale Publike dhe Kryeprokurorit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Votën time do ta kesh në parlament nëse t`i hap hetime kundër të gjithë funksionarëve të BDI-së, nga unë deri tek funksionari i nivelit më të ulët. Kryetarë Komunash, Ministra, Zv/Ministra, Drejtorë, të gjithë të përfshihen në këtë”, tha Ahmeti.

Që të ketë një proces të besueshëm në këtë drejtim, Ali Ahmeti, sic njofton KlanM, përsëriti thirrjen për kyçjen e ekspertëve ndërkombëtarë në hetime.

“Për të qenë edhe më serioz në këtë cështje, unë kam biseduar edhe me parti tjera politike, që të solidarizohemi të gjithë rreth luftës kundër krimit korrupsionit dhe hetimeve. Por, për ta bërë procesin kredibil, të besueshëm, të ketë edhe specialistë ndërkombëtar”, deklaroi Ali Ahmeti.

Zgjedhjet brendapartiake në BDI kaluan nën hije të akuzave për korrupsion dhe keqpërdorime që kulminuan me vendosjen në “listë të zezë” amerikane të Kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko. Ditëve të fundit, sic percjell KlanM, opozita maqedonase vazhdimisht drejton akuza edhe në adresë të familjarëve të Ali Ahmetit.

Lideri i integristëve u shpreh i prerë se nuk do të ketë amnisti dhe strehë për askend në BDI, por së pari duhet të bëhet një proces hetimor për të gjithë që dyshohen se kanë bërë keqpërdorime./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share