Lirohen 17 pengje e 39 të burgosur

Netanyahu: Lufta nuk ndalet pa finalizuar 3 synimet

Ndryshe nga një ditë më parë, lirimi i pengjeve mes Hamasit dhe Izraelit në ditën e tretë u shoqërua me një proces më të shpejtë. Ushtria izraelite konfirmoi se 17 pengje iu dorëzuan nëpërmjet Kryqit të Kuq. Në mesin e tyre janë tre tajlandezë. Për herë të parë, është një shtetas rus, e kjo sipas marrëveshjes së Hamasi ka arritur me presidentin Vladimir Putin.

Sipas marrëveshjes së arritur autoritetet izraelite të burgjeve njoftuan se grupi i tretë i personave të liruar përfshin 39 fëmijë, shumica e tyre nga Jeruzalemi. Për herë të parë dorëzimi i pengjeve u bë në veri të Gazës.

Sakaq kryeministrin izraelit Beniamin Netanjahu vizitoi trupat e ushtrisë brenda Gazës, i cili tha se lufta nuk do të ndalet.

“Ne jemi këtu në Gaza me luftëtarët tanë heroikë. Ne bëjmë çdo përpjekje për t’i kthyer të rrëmbyerit tanë dhe përfundimisht do t’i kthejmë të gjithë. Ne kemi tre qëllime për këtë luftë: eliminimin e Hamasit, kthimin e të gjithë të rrëmbyerve tanë dhe garantimin që Gaza të mos bëhet më një kërcënim për Shtetin e Izraelit”.

Gjatë tre ditëve të armëpushimit, Hamasi ka liruar së paku 50 pengje izraelite, ndërsa Izraeli 150 të burgosur palestinezë. Të gjithë janë gra dhe të mitur.

Tv Klan

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share