Lira turke prek rekorde zhvlerësimi

Ekspertët: Vështirësi për Erdogan para zgjedhjeve

Lira turke preku rekordin më të ri të ulët në kursin e këmbimit ndaj Dollarit, një faktor që i krijon të tjera vështirësi Rexhep Taip Erdoganit për t’u rizgjedhur president dhe partisë së tij për të ruajtur shumicën në zgjedhjet parlamentare të 14 Majit.

Ekspertët parashikojnë që me këto ritme, shumë shpejt raporti do të thellohet në 1 Dollar me 30 Lira. Ata thonë se me afrimin e zgjedhjeve, vlerat e monedhave pësojnë zakonisht luhatje, por tek rënia kaq e lartë vazhdon të ndikojë edhe politika e vlerave të ulëta të kredive, i frymëzuar nga parimet e Islamit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Gushtin e kaluar, Erdogan uli nga 14 në 8.5% normën e interesit të kredive. Po ashtu vendosi të rrisë edhe pagat, masa që shkojnë përkundër të gjitha teorive ekonomike për të ulur inflacionin, që pavarësisht reduktimit në muajt e fundit, mbetët në nivele të larta mbi 50%.

Rivali i tij, Kemal Kiliçdarollu ka premtuar rikthimin e pavarësisë së bankës qendrore, një kurs krejt tjetër ekonomike.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share