Lionel Messi shënon sërish

Inter Miami siguron finale e Kupës së Ligës

Lionel Messi shënoi golin e tij të nëntë në gjashtë ndeshje duke e çuar Inter Miami në finalen e Kupës së Ligës. Pavarësisht se ndeshja u cilësua si testi më i vështirë i Inter Miami në epokën e Messit, skuadra nga Florida kaloi në avantazh brenda pak minutash falë Josef Martínez.

Më pas ishte radha e Messi që shënoi golin nga distanca më e largët në karrierën e tij për të mposhtur hedhjen e portierit që nuk mundi ta devijonte.

Ndërsa Philadelphia u përpoq të rikthehej në lojë, Inter shënoi edhe golin e tretë me Jordi Alba ndërsa Bedoya i dha shpresa skuadrës së tij me golin e minutës së 73. Por goli i katërt i David Ruiz vendosi rezultatin 4-1 dhe sigurimin e finales ku inter miami do të përballet me Nashville.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share