Linjë e re ajrore nga Aeroporti i Ohrit

Në Aeroportin e Ohrit sot pasdite, zbarkoi aeroplani i “Air Serbia” nga Beogradi me 57 pasagjerë, kështu që pas një pauze prej gjashtë vitesh është rinovuar linja ajrore sezonale në këtë linjë.

“Air Serbia” do të fluturojë katër herë në javë nga Ohri për në Beograd, të hënën, të mërkurën, të premten dhe të shtunën, dhe siç u theksua do të jetë një lidhje e mirë për udhëtarët me vendet e Evropës Perëndimore dhe jashtë saj.

“Kjo linjë ajrore synon gjithashtu të mundësojë promovimin turistik të Ohrit dhe rajonit të Ohrit. Dhe Ohri, si qendra më e madhe turistike në Maqedoninë e Veriut, ka një potencial të madh për të pranuar turistë të rinj dhe për të treguar të gjitha monumentet historike, kulturore dhe potencialet turistike”, tha Ministri i transportit, Bllagoj Boçvarski./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share