Liga Evropa: Sonte mësohen çiftet gjysmëfinaliste

Sonte në program janë ndeshjet kthyese të çerekfinales në Ligën e Evropës, katër ndeshje të cilat në program janë në orën 21:00, ku edhe do të mësohen katër ekipet gjysmëfinaliste.

Njëra nga katër ndeshjet më interesante padyshim është takimi në stadiumin në “Ramon Sanchez Pizjuan” atyu ku mejdanin do ta ndajn Sevella vendase dhe Mançester Junajted. Ndeshja e para përfundoi me barazim edhe pse vendasit ishin në epërsi prej 2-0, spanjollet barazuan në miinutat e fundit. Ndeshja e sontme është gjithçka e hapur.

Ndeshje të vështirë do të ketë edhe Juventusi në transfertë me Sportingun e Lisbonës. “Zonja e Vjetër” ka avantazh 1:0 pas ndeshjes së parë, rezultat ky që nuk jepë rehati për të besuarit e trajnerit Allegri.

Roma do të synojë përmbysjen në rezultat dhe kalimin tutje në ndeshjen e kthimit kundër Feyenoordit në stadiumin “Olimpico” në kryeqendrën italiane.

Feyenoordi në takimin e pare në Rotterdam triumfoi vetëm 1:0 , andaj çdo gjë sa I përket ekipit që do të kualifikohet në gjysmë finale do të vendoset sonte.
Në takimin e katërt , Royale Union luan me Bayer Leverkusenin. Rezultati i sfidës së parë ishte i barabartë 1:1

Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share