Liga Europa: Sot mësohen ekipet që kalojnë në fazën e 1/8 e finales

Ndeshjet e raundit të gjashtë dhe të fundit në të gjitha tetë grupet zhvillohen sot edhe në Europa Ligë, ku priten ndeshje  interesante dhe të paparashikueshme ku përfundimisht do të mësohen emrat e ekipeve që do të kualifikohen në fazën tjetër.

Sfida më tërheqëse  padyshim është ajo mes Real Sociedadit dhe Mançester Junajtid, me “Djajtë e Kuq” që kërkojnë vendin e parë në grup, në mënyrë që të shmangin një short të vështirë.

Një tjetër ndeshje që bie në sy është ajo mes Romës dhe Ludogorets, me skuadrën e Murinjos që luan për kualifikim.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Për kualifikim gjithashtu luan edhe Lacio, në një transfertë të vështirë si ajo e Fejnordit.

SFIDAT:

18:45 Fejnord – Lacio

18:45 Midtjylland – Sturm Grac

18:45 Monako – Crvena Zvezda

18:45 Olimpiakos – Nant

18:45 Karabag – Fraiburg

18:45 Real Sociedad – Mançester Junajtid

18:45 Sherif Tiraspol – Omonia

18:45 Trabzonspor – Ferençvarosh

21:00 Arsenal – Zyrih

21:00 Roma – Ludogorets

21:00 Betis – HJK

21:00 Bodo/Glimt – PSV

21:00 Braga – Malmo

21:00 Dinamo Kiev – Fenerbahçe

21:00 Ren – AEK Larnaca

21:00 Rojal Union – Union Berlin

 

Përgatiti Shaban Sinani /KlanMacrdonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share